Kaloi edhe një ditë dhe Joao Cancelo ende nuk i ka thënë ‘po’ askujt. Por nuk ka thënë as ‘jo’. Në fakt futbollisti portugez po i mban të gjithë peng, duke përfshirë edhe Al Hilal që e ka me ngut shitjen e tij(dhe për këtë arsye do të kontribuonte në mënyrë të ndjeshme për pagën e futbollistit në 6 muajt e mbetur të sezonit) për të përpiluar listën e futbollistëve për t’ia dërguar Ligës Arabe, maksimumi 8 futbollistë të huaj mbi U21 dhe 2 U21, sic dëshiron Simone Inzaghi

Barcelona nuk është e bindur nga Cancelo. Te Interi është e qartë se Cancelo po pret një sinjal  nga Barcelona; mbrojtësi dëshiron të kthehet te skuadra që ka mbështetur gjithnjë si tifoz, por në Katalonjë, jo të gjithë janë të bindur. I pari është vetë Hansi Flick që duke parë dëmtimin e Christensen, preferon më shumë një qendërmbrojtës. Po kështu të bën përshtypje se edhe në portalet blaugrana më prestigjioze nuk lexohen informacione të përditësuara për Cancelon, praktikisht nuk flitet fare. Por presingu i portugezit po pëlqehet sidomos nga presidenti Joan Laporta që po e studion mundësinë(për probleme të Fair Play Financiar do të duhet të përdorë 80% të pagës së Christensen përpara se të federojë një futbollist të ri) për ta rikthyer; në këtë pikë Kounde mund të spostohet në qendër të mbrojtjes

Cancelo, pozicioni i Interit. Po Interi? Pret. Klubi zikaltër i ka bërë lëvizjet e tij, e ka arritur praktikisht marrëveshjen me Al Hilal për një huazim 6 mujor me mundësinë e transferimit të Acerbit apo De Vrij në Riad dhe duket se ka edhe mbështetjen e Jorge Mendes, agjentin e Cancelos. Por ky transferim i Cancelos në Milano është një mundësi merkatoje dhe jo një domosdoshmëri, kështu që Interi do të presë edhe disa ditë, por jo pafundësisht. Portugezi 31 vjeçar do të jepte garanci të menjëhershme në repartin e mbrojtjes, por kjo nuk do të thotë se klubi duhet t’i lutet  ose të pranojë një futbollist që e ka mendjen diku tjetër. Pas fundjavës, mendohet se do të mësohet më shumë rreth kësaj historie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB