Christopher Nkunku vazhdon të jetë në shënjestrën e Fenerbahçe që drejtohet nga Domenico Tedesco. Trajneri italian e kërkon sulmuesin francez për të marrë kryesimin në kampionatin turk, që për momentin e kanë rivalët e Galatasaray.

Në bisedimet me Milanin për Nkunku, Fenerbahçe do të kërkojë të shfrytëzojë  raportin e konsoliduar mes sulmuesit dhe Tedesco që në kohën kur ishin te Leipzig. Por pavarësisht nga kjo, sulmuesi francez nuk është shumë i bindur që të transferohet në një kampionat si ai turk, që ndonëse është i një niveli të mirë, nuk është ndër më kryesorët në Evropë.

Ndërsa Milani është gati ta lejojë atë të largohet, por duke amortizuar shifrën e shpenzuar për ta marrë nga Chelsea në muajt  verës së kaluar. Kuqezinjtë derdhën 37 milionë euro për Nkunku në arkat e Bluve të Londrës, shifër së cilës iu shtuan edhe 5 milionë euro në formën e bonuseve. Është e qartë se oferta e parë e klubit turk prej 25 milionë euro është konsideruar e pamjaftueshme nga drejtuesit e klubit milanez të cilët do e lejojnë Nkunku të largohet vetëm për 35 milionë euro

Me ardhjen e Fullkrug, si alternativë e binomit titullar Pulisic-Leao, të cilit i shtohet Loftus-Cheek si trekuartist në mbështetje të një qendërsulmuesi dhe në pritje të riaftësimit të Gimenez, Milani mund të thuhet se është i mbuluar mirë në repartin e sulmit edhe në rast largimi të Nkunku. Por gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Fenerbahce sesa e gatshme është të rrisë ofertën dhe nga vullneti i vetë Nkunku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB