Krijimi bankës shqiptare të zhvillimit e cila pritet të luaj si rol kryesor financimin e sektorëve më pak të mbështetur me hua, pa licencë por nën vëzhgimin e Bankës së Shqipërisë, është parë me skepticizëm nga FMN.
Vet Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit e konsideron një burim rreziku fiskal dhe financiar ndërsa mbështetet dhe nga ekspertët.
Me një kapital fillestar 10 miliardë lekë të akorduara nga buxheti I shtetit dhe aksione 100% nga Ministria e Financave, ekspertët shprehin shqetësimin se një bankë e tillë duhet të ketë në fokus të qartë korrigjimin e dështimeve të tregut dhe jo në konkurrimin me bankat private.
Banka do të ushtrojë aktivitet kredi dhënieje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mund të ofrojë kredi afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, të lëshojë garanci financiare etj. Banka u regjistrua në QKB në 16 dhjetor dhe do të drejtohet nga një Italian.
Top Channel