Nga legjenda në fushë, sot trajnerë të suksesshëm që aspirojnë Botërorin 2026, Sylvinho një prej tyre
E ardhmja e Dusan Vlahovic duket se është gjithnjë e më shumë larg Torinos dhe mund të lidhet dyfish me atë të Robert Lewandowskit. Të dy futbollistët janë në përfundim të kontratave të tyre dhe duke qenë se ende nuk ka një rinovim si sulmuesi serb ashtu edhe ai polak mund të nënshkruajnë me klube të tjerë dhe skuadrat e rëndësishme evropiane po bëjnë lëvizjet e tyre për t’i paraprirë konkurrencës.
Plani i Barcelonës për të sjellë Vlahovic– Për sulmuesin e Juventusit, në pole position është Barcelona. Me Lewandowskin që do të festojë 38 vjetorin e lindjes dhe që është shumë pranë mbylljes së karrierës së tij të lavdishme, sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, katalanasit kanë përcaktuar se Vlahovic është pasuesi ideal i tij duke e konsideruar si një qendërsulmues me peshë, i ri, por ekspert dhe funksional për projektin teknik. Kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit kanë nisur dhe drejtuesit e Barcelonës kanë shfaqur gatishmërinë që të barazojnë pagën aktuale të Vlahovic prej 12 milionë eurosh. Për Vlahovic, La Liga dhe Camp Nou përfaqësojnë një sfidë tërheqëse për të bërë hapin e madhe dhe përfundimtar në arenën ndërkombëtare.
Intriga Milan: Allegri do Dusan, por Lewandowski është alternativë luksi. Por në sfond është Milani. Kuqezinjtë po monitorojnë me shumë vëmendje këtë stafetë duke qënë se janë të interesuar për të dy protagonistët e kësaj çështjeje. Milani nuk ka reshtur asnjëherë së shpresuari për të blerë Vlahovic. Gjithsesi, ky kryqëzim mund të sjellë në zgjidhje të ndryshme; nëse Barcelona e mbyll transferimin e Vlahovic duke liruar polakun, Milani mund të mendojë seriozisht për blerjen e Leëandoëskit për të cilën po flitet prej kohësh. Pavarësisht moshës, polaku pëlqehet nga drejtuesit e Milanit për eksperiencën dhe lidershipin e tij për të drejtuar repartin e sulmit në sezonin e ardhshëm.
Top Channel