Reagimi i parë i Venezuelës pas sulmit të SHBA-së: Mobilizoni të gjithë vendin, zbatoni planet e mbrojtjes kombëtare

03/01/2026 10:08

Qeveria e Venezuelës, në reagimin e saj të parë pas nisjes së sulmeve, deklaroi të shtunën në mëngjes se “dënon dhe i shpreh kundërshtimin e saj ndaj agresionit shumë serioz ushtarak të qeverisë amerikane.”

Venezuela tha se sulmet kishin në shënjestër objektiva civile dhe ushtarake në qytetin e Karakasit dhe shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka urdhëruar zbatimin e të gjitha planeve kombëtare të mbrojtjes “në kohën dhe kushtet e duhura”, sipas një deklarate qeveritare.

Qeveria u zotua të mbrohet kundër sulmeve të dukshme dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se kërkojnë ndryshim regjimi.

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion imperialist”, thuhet në deklaratën e qeverisë, duke shtuar një kërkesë për një mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB