Pas humbjes në shtëpi me Newcastle, Burnley pëson një tjetër disfatë në kampionatin anglez duke e nisur në mënyrën më të hidhur të mundshme vitin 2026.

Këtë radhë Burnley u mposht në fushën e Brightonit me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku Armando Broja ishte sërish titullar në fushën e lojës, me sulmuesin kuqezi që për fat të keq nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitojë këtë rezultat negativ.

Brightoni priti vetëm 29 minuta për të zhbllokuar rezultatin me golin e Georginio Rutter dhe me avantazhin 1-0 në favor të tij përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Në fillimin e pjesës së dytë , Brightoni shtoi telashet e Burnley duke shënuar një tjetër gol këtë radhë me Yasin Ayari për të cuar rezultatin në 2-0.

Në këtë pikë trajneri i Burnley bëri disa zëvendësime që prekën edhe Armando Brojën që në minutën e 64 ia la vendin në fushë Tchaouna. Gjithsesi rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi deri në fundin e 90 minutave me Brightonin që pas kësaj fitoreje shkon në 28 pikë shumë pranë zonës evropiane, ndërsa Burnley mbetet me 12 pikë në vendin e parafundit të klasifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB