Federico Chiesa në Itali, një rikthim që mund të realizohet, por ndoshta jo në merkaton e janarit. Ai që dukej si sesioni ideal i merkatos për të risjellë në Serie A, sulmuesin xhenovez rrezikon të mbyllet përpara se të hapet. Edhe pse sirenat italiane po dëgjohen gjithnjë e më fort me Juventus, Romën dhe Napolin që janë aty pas porte, fati i Chiesas duket se është ende i lidhur nga Liverpool.

Juventus, Roma dhe Napoli ushtrojnë presing, por Salah ndryshon gjithçka.  Konsiderata e pakët teknike e Slot për Chiesën kishte ndezur shpresat e 3 skuadrave të rëndësishme të Serie A. Juventus, Roma dhe Napoli kishin studiuar terrenin për të rikthyer futbollistin në shtëpi. Një operacion që do të kënaqte të gjithë, nëse nuk do të ekzistonte një variabël; Kupa e Afrikës. Me Mohamed Salah të impenjuar me përfaqësuesen egjiptiane, Liverpool e sheh veten me pak lojtarë në repartin e sulmit. Burime pranë lojtarit thonë se klubi anglez nuk ka ndëermend të lejojë largimin e Chiesa në merkaton e janarit. Edhe pse sulmuesi italian nuk është zgjedhja e parë e Slot, prania e tij në skuadër tani konsiderohet thelbësore për të mbuluar repartin ofensiv

Ankthi për Botërorin 2026. Chiesa ka një prioritet absolut; të jetë pjesë e skuadrës së Italisë për ndeshjet e playoffit në muaj mars dhe në rast kualifikimi edhe në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Roli i rezervës së luksit te Liverpool, i dobishëm në disa raste rotacioni por i injoruar në ndeshjet me të vërtetë të rëndësishme, nuk mund të lërë të kënaqur as Chiesën dhe as trajnerin Gattuso. Për këtë arsye, është mirë që deri në 2 shkurt të lihet një portë e vogël hapur për një kthim të futbollistit në Serie A edhe pse shenjat e deritanishme nga Anglia flasin krejtësisht për të kundërtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB