Edhe Davide Frattesi është në pritje dhe nuk është e sigurt se ai do të mund të luajë bashkë me Joao Cancelon nëse portugezi do të pranojë kalimin te Interi. Ish futbollisti i Sassuolos është i ndërgjegjshëm se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me fanelën zikaltër, por nuk do jetë kështu nëse lamtumira përafrohet në merkaton e janarit.

Drejtuesit e Interit i kanë komunikuar se nuk kanë ndërmend të pranojnë oferta nga skuadrat rivale të Serie A, ndërkohë që një zgjidhje mund të jetë transferimi i tij në një kampionat jashtë Italisë për një vlerë prej të paktën 30 milionë euro. Për momentin interesi më i madh vjen nga Turqia përmes ndonjë telefonate nga Galatasaray dhe një sondazhi konkret të Fenerbahçe, por që nuk duket se ka ndërmend të paguajë këtë shifër

Situata është ende e paqartë dhe duhet pritur ende për të kuptuar se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Frattesit. Ky i fundit fillimisht e kishte refuzuar idenë e transferimit në Stamboll, por qëndrimi i tij mund të ndryshojë. Nëse do të qëndrojë në Appiano Gentile, do të duhet të ngjisë shkallët e hierarkisë dhe në pozicionin e tij si gjysmësulmues krahu Frattesi është kaluar edhe nga Zielinski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB