Bujqësia po kontribuon gjithnjë e më pak në ekonominë vendase që prej vitet 2021.
Forma si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto tregon se ekonomia nuk po mbështete më tek sektorët tradicionalë prodhues. TAB1Sipas shifrave të INSTAT ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, TAB2teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73%. Sipas ekspertëve të ekonomisë, dy elementët që larguan bujkun nga fshati janë: fragmentizimi i tokave bujqësore dhe trajtimi jo i duhur me subvencione si kolegët e tyre të rajonit. Rënie e prodhimit bujqësor, po rrit varësinë ndaj produkteve të importit, që për qytetarët do të thotë ushqime të shtrenjta.
“Në kushtet kur kemi një rënie të prodhimit bujqësor, kjo e bën pak më të vështirë situatën sepse nga kjo rrjedhimisht kemi një lloj presioni inflacionist të çmimeve. Ju e dini shumë mirë që ka një lloj rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Bujqësia përtej elementit social dhe ka dhe një element deinflacionist sepse deri diku mban një balancë të çmimeve. Gjë që me rënien e prodhimit bujqësor kemi rritje të importit kjo më pas përkthehet me rritje të çmimit final për konsumatorët”, shprehet Majlind Lazimi, Ekspert Ekonomie.
Për të njëjtën periudhë edheTAB3 industria shënoi bilanc negative me -4. 7%. Shqipëria nuk po krijon klimë të mirë biznesi as për industrinë e lehtë, ku përballë kostove të larta të jetesës, pagat e ulëta shkaktuan rënie të numrit të biznesit fason.
“Edhe kur kemi pas një lloj industria para ca vitesh, këtu i referohem industrisë së lehtë sërish ajo ka pas një vlerë të ulet në ekonomisë, sepse njerëzit të angazhuar në këtë sektor kishin paga të ulëta”, thekon Lazimi.
Të dyja së-bashku TAB4bujqësia dhe industria kontribuuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.
Top Channel