Vijnë lajme të rëndësishme nga tratativat e Interit për Joao Cancelo. Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje me Al Hilalin e Simone Inzaghit për transferimin e futbollistit me huazim me klubin arab që ka shfaqur gatishmërinë për të paguar një pjesë të pagës së futbollistit.

Tani i takon vetë portugezit që të marrë një vendim me mbrojtësin që prishi raportet me Inzaghin dhe ka dëshirë të kthehet në Evropë. Drejtuesit e Interit duan të ngushtojë kohën dhe po përpiqen që ta bindin të transferohet në Milano. Në operacion mund të përfshihen edhe Acerbi ose De Vrij me të cilët Inzaghi do të punonte me shumë kënaqësi.Por Joao Cancelo është tërhequr shumë nga hipoteza Barcelona, ndërkohë që në ndjekje të tij është edhe Juventusi

Joao Cancelo ka me Al Hilal një kontratë deri në 2027 me një pagë me rreth 15 milionë euro në vit, por ai është lënë jashtë skuadre dhe kështu është vënë në kërkim të një destinacioni të ri, mundësisht në Evropë, për të luajtur si titullar dhe për të qenë në formë për Botërorin 2026.

Kostot e operacionit kanë një farë peshe duke qenë se flitet për një pagë 6 mujore prej 7.5 milionë euro, kështu Interi propozoi të japë paguajë 3 milionë nga paga e tij duke kërkuar që pjesa tjetër të plotësohet nga Al Hilal. Duke vënë të gjitha në proporcion me 12 muaj, do të thotë se është sikur zikaltrit kanë arsyetuar për një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh duke e bërë portugezin virtualisht lojtarin e 4 më të paguar në skuadër. Por Cancelo tundohet nga Barcelona, por kjo e fundit nuk ka bërë ndonjë tentativë, kështu që Interi mbetet një opsion konkret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB