Nga Zirkzee te Chiesa, nga Frattesi te Dragusin: Pyetjet e merkatos së janarit
Dita e enjte ishte ajo e shkarkimit të Enzo Marescas dhe tani Blutë e Londrës janë në kërkim të pasuesit të tij. Në orët e fundit në skenë është shfaqur emri i Liam Rosenior, ndërkohë që për ndeshjen e fundjavës ndaj Manchester City, Chelsea do të drejtohet nga trajneri i skuadrës U21 të Bluve, Calum, McFarlane.
Liam Rosenior, 41 vjeç, aktualisht trajner i Strasbourg, e ka një të kaluar në futbollin anglez teksa më parë ka drejtuar Hull City. Ai vlerësohet shumë nga drejtuesit e Chelsea dhe BlueCo, fondi i investimeve që është krijuar për blerjen e klubit londinez në vitin 2022 dhe që tani po merr në konsideratë kandidatët e mundshëm të Rosenior në pankinën e Strasbourg, edhe ky një klub që është nën kontrollin e BlueCo
Enzo Maresca u shkarkua nga pankina e Chelsea pas barazimit 2-2 me Bournemouth. Pas një fillimi të mirë të sezonit në Premier League, Chelsea nuk ka pasur rezultate të mira në ndeshjet e fundit që e kanë zbritur atë në vendin e 5 të klasifikimit me 15 pikë më pak se Arsenali kryesues.
Top Channel