Një nga gratë e para që denoncoi Jeffrey Epstein, gjendet në një burg në Florida modelja italiane
Frikë në qendër të Amsterdamit pas një zjarri të madh që përfshiu kishën historike Vondelkerk pak pas mesnatës.
Flakët përfshinë shpejt ndërtesën dhe në orët e para të mëngjesit u shemb plotësisht kambanorja, ndërsa autoritetet paralajmëruan se e gjithë kisha rrezikon të shembet.
Rajoni i Sigurisë Amsterdam-Amstelland njoftoi se ndërtesa “nuk mund të shpëtohet më”, ndërsa një zëdhënës deklaroi se situata mbetet shumë e rrezikshme. Kisha ndodhet pranë Vondelparkut të famshëm, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit holandez.
Zjarrfikësit vazhdojnë ende përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërkohë që kambanorja dhe një pjesë e strukturës qendrore janë shembur tashmë. Për arsye sigurie, të gjitha banesat përreth janë evakuuar dhe zjarri është shpallur i përhapur që në orët e para të mëngjesit, për shkak të intensitetit dhe zonës së dendur të banuar.
Sipas mediave holandeze, pjesë të majës së kishës 154-vjeçare u rrëzuan pasi zjarri kishte përfshirë ndërtesën për më shumë se një orë. Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, e cilësoi ngjarjen si “një zjarr shumë intensiv dhe të tmerrshëm në një kishë monumentale”, duke theksuar se prioritet mbetet siguria e banorëve dhe mbrojtja e shtëpive përreth.
Vondelkerk daton nga viti 1872 dhe për dekada ishte e njohur si Kisha e Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Pas një periudhe të gjatë braktisjeje dhe rreziku për shembje, ajo u restaurua falë një fondacioni të krijuar në vitin 1980 dhe vitet e fundit shërbente si hapësirë për evente kulturore dhe koncerte.
❗️⚠️🇳🇱 – As 2026 begins, a tragic incident has marred the New Year celebrations in Amsterdam.
Shortly after midnight on January 1, a major fire broke out at the historic Vondelkerk, a neo-Gothic landmark built in the late 19th century near Vondelpark.
Emergency services… pic.twitter.com/Hys1ce6S8V
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) January 1, 2026
Top Channel