Vllaznia konfirmon largimin e portierit Qarri: Arritëm marrëveshjen
Judah Garcia nuk është më lojtar i Partizanit. Sulmuesi 25-vjeçar ka njoftuar largimin e tij nga klubi i kuq përmes një postimi në InstaStory, duke i dhënë fund aventurës së tij me “Demat”.
Vendimi i Garcias lidhet me mungesën e hapësirave në skuadër. Sulmuesi nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Oltijon Kërnaja dhe në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit nuk u grumbullua as në stol. Paraqitja e fundit e tij me fanellën e Partizanit daton më 4 nëntor, në ndeshjen ndaj Vorës.
Në mesazhin e lamtumirës, Garcia shpreh mirënjohjen për klubin, tifozët, stafin dhe bashkëlojtarët, të cilët i cilëson si një familje gjatë qëndrimit të tij.
“Shqipëria më dha përvojën time të parë jashtë vendit, një eksperiencë të paharrueshme për të cilën do të jem gjithmonë mirënjohës”, shkruan Garcia, duke i uruar Partizanit suksese në vazhdim të sezonit.
Top Channel