Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm
Një tifoz kongolez qëndroi i palëvizshëm për 90 minuta gjatë ndeshjes kundër Botsvanës, në një homazh të veçantë për Patrice Lumumba, në ndeshjen kualifikuese për vazën e 16-tshes.
Kupa e Kombeve të Afrikës e këtij viti ofroi një imazh që do të jetë e vështirë të harrohet, me një tifoz kongolez që vodhi shfaqjen jo me slogane apo festime, por me qetësi absolute. Ky tifoz i veçantë u bë viral, pasi mbeti si një “statujë” gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes kundër Botsvanës.
Kamerat e panë atë në tribunat e stadiumit Agdal Medina në Rabat të Marokut, të veshur me një kostum mbresëlënës me ngjyrat e ekipit të tij kombëtar: pantallona të kuqe, kravatë blu dhe xhaketë të verdhë. Ai qëndroi në një pozicion specifik, me dorën e djathtë të ngritur në shenjë përshëndetjeje, dhe nuk lëvizi për asnjë moment, duke habitur si tifozët në stadium ashtu edhe ata që po shikonin ndeshjen në televizion.
Ky gjest origjinal nuk ishte rastësi. Tifozi i bëri homazh Patrice Lumumba-s, ish-kryeministrit historik të vendit, i cili u vra në vitin 1961 dhe është një simbol i përjetshëm për popullin kongolez. Michel Kuka Bolandinga, i veshur elegant me xhaketë dhe kravatë, që i ngjan kryeministrit të parë të vendit të tij, Patrice Lumumba, qëndron i palëvizshëm në një podium të improvizuar në çdo ndeshje të grupit të RD Kongos, në nder të politikanit që u vra në vitin 1961.

I quajtur “Lumuba” për performancën që kryen, Bolandinga ngre podiumin e tij në tribuna në fillim të çdo ndeshjeje dhe ngre dorën për të marrë një pozë të ngjashme me atë të Lumumbas në një statujë të tij në kryeqytetin e vendit të tij, Kinshasa.
Vendosmëria e tij u vu në provë kur ndeshja e parë e DR Kongos kundër Beninit më 23 dhjetor zgjati pothuajse 115 minuta për shkak të vonesave, por ai e mbajti pozicionin e tij deri në fërshëllimën e fundit dhe do të ketë të paktën një shans tjetër për ta bërë këtë kur skuadra e tij të luajë kundër Algjerisë në raundin tjetër.
Top Channel