Lazio mirërpet rikthimin e parë, Lorenzo Insigne i bashkohet Maurizio Sarrit
Nuk mbyllet mirë viti 2025, i rekordeve për Kylian Mbappe. Pasi shënoi në ndeshjen e 20 dhjetorit ndaj Sevillas golin e tij të 59 me Los Blancos(66 gola në një vit kalendarik po të llogarisim edhe ata të shënuar me përfaqësuesen franceze), sulmuesi iu nënshtrua këtë të mërkurë një rezonance manjetike nga e cila rezultoi se ai ka një demtim në ligamentet e gjurit që do ta mbajë Mbappe jashtë fushave të lojës për 3 javë.
Kylian Mbappe, që deri tani kishte humbur vetëm një ndeshje, atë ndaj Manchester City në Ligën e Kampioneve në 10 dhjetor, nuk do të jetë i pranishëm në sfidat me Betis dhe Levanten në La Liga, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës me Atletico Madrid dhe në finalen e kompeticioni nëse Reali i Madridit kualifikohet si dhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Monaco.
Kylian Mbappe pritet të kthehet në fushat e lojës në 25 janar kur Reali i Madridit do të presë në ‘Santiago Bernabeu’, skuadrën e Villarrealit.
Top Channel