Festa e Fundvitit, urimi i presidentit të FSHF, Duka: Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit shqiptar
Romelu Lukaku nuk është akoma gati. Napoli shpresonte ta kishte në fushën e lojës sulmuesin belg në fillim të janarit, por gjendja e tij, siç e shpjegon edhe trajneri Antonio Conte nuk është ende optimale. Dëmtimi ka qenë i rëndë dhe skuadra kampione e Italisë nuk ka luksin që të rrezikojë që futbollisti të pësojë sërish këtë dëmtim, kjo edhe për vetë fizikun e Lukakut.
Kështu që sulmuesi nuk do të jetë në ndeshjet e radhës me Lazion, veronën dhe Interin me futbollistin që do t’i duhen edhe 3 javë kohë për t’u rikuperuar plotësisht nëse gjithçka do të shkojë mirë dhe nëse vetë lojtari ndërkohë do të mundë të punojë me vazhdimësi për të rigjetur formën më të mirë. Kështu që është logjike që Drejtori Sportiv i Napolit, Giovanni Manna që foli në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’, të flasë për përforcim në repartin e sulmit në merkaton e janarit
‘Anguissa dhe Gilmour janë shumë pranë kthimit-tha Manna-ndërsa Lukaku dhe De Bruyne janë në pikëpyetje; kështu që duam të rrisim cilësinë sidomos në repartin ofensiv. Po bëjmë vlerësimet tona. Koha e rikthimit të Lukakut? Nuk do të ishte korrekte të tregonim; me Romelun e kishim një ide, por duhet kuptuar sesi reagon fiziku në një farë moshe. Në këtë moment po veprojmë sikur ai të mos ishte; ata që janë gati për t’u kthyer janë Gilmour dhe Anguissa, shpresojmë që të mos ketë më surpriza të tjera’.
Megjithatë, Napoli e ka një armë tjetër, Hojlund që po e bën detyrën e tij.
‘Nuk kishim dyshime për të, pavarësisht kohës për t’u përshtatur-shtoi Manna-Rasmus është vendimtar për shifrat e sidomos për mënyrën sesi rritet dhe sesi percepton këshillat e trajnerit. Kjo është ajo që bën diferencën’.
Me fjalë të tjera, Lukaku mund të rikuperohet me qetësi dhe pa u sforcuar sepse Napoli i tij në sulm është i mbuluar edhe pse po kërkohet një destinacion për Lucca, që nuk bindi në këtë pjesë të parë të sezonit.
‘Një shkëmbim me Dovbyk? Për momentin nuk po e përshkojmë këtë pistë-tha Giovanni Manna
Top Channel