Sulmuesi kuqezi nuk ndalet në kampionatin italian, shënon dy gola në ndeshjen ndaj Frosinones
Robert Levandovski ka folur hapur për vështirësitë që ka pasur këtë sezon dhe të ardhmen te Barcelona.
Por, sulmuesi polak u ndal edhe te ndeshjet e marsit, ku Polonia e tij do të përballet me Shqipërinë në Varshavë për një vend në Botëror dhe vetë Levandovski, e pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë.
SEZONI– “E fillova me vështirësi. Pata dy lëndime dhe ishte e vështirë të rifilloja, por tani na presin shumë ndeshje në janar, shkurt dhe mars deri në fund të sezonit. Jam i përgatitur mendërisht që në këtë pjesën e dytë të sezonit, duhet të jem fizikisht i gatshëm, të bëj gjithçka të mundur për të shmangur lëndimet dhe të jap më të mirën time.
PLAY OFF– Na presin kundërshtarë të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi, me mbështetjen e tifozëve tanë, dhe kjo do të na japë një shtysë ekstra. Nuk kam shumë dashuri për ish-trajnerin tonë. Kur mora vesh që po më hiqnin shiritin e kapitenit, thuajse rashë nga karrigia, por e lashë pas dhe shkuam përpara.
KARRIERA– Të arrish në majë nuk është pjesa më e vështirë, që të qëndrosh aty është ajo që vërtet ka rëndësi. Për 15 ose 20 vjet duke luajtur futboll, kam pasur nevojë të testoj dhe të tejkaloj kufijtë e mi fizikë, mendorë dhe psikologjikë. Kam prishur shumë mure për të arritur këtu dhe për të provuar që është e mundur.
Top Channel