Al Ittihad kishte një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e radhës së kampionatit arab me Neom. Skuadra ku aktivizohet Karim Benzema dhe që drejtohet nga Sergio Conceiçao nuk kishte në dispozicion të saj mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj.

Arsyeja që Mitaj nuk u pa në fushën e lojës është fakti se Mitaj ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë të akumuluar kështu që ai ishte i skualifikuar. Mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43 të sfidës me Al Shabab, një sfidë që u mbyll me fitoren 2-0 të Al Ittihad, që mbylli ciklin e kartonave të verdhë për Mitajn. Më herët Mitaj ishte ndëshkuar me karton të verdhë edhe në ndeshjet e Al Ittihad me Al Najma, Al Hilal dhe Al Khaleej. 

Mungesa në këtë ndeshje e Mitajt u lidh me zërat e merkatos së ditëve të fundit për futbollistin, por drejtuesit e klubit arab mohuan gjithcka dhe për më tepër konfirmuan se mbrojtësi 22 vjeçar ka një kontratë me Al Ittihad deri në vitin 2028

Përsa i përket ndeshjes, pavarësisht mungesës së Mitajt, Al Ittihad e fitoi me rezultatin 3-1, një fitore kjo që e ngjit skuadrën e Conceiçaos në vendin e 5 të klasifikimit me 20 pikë të grumbulluara pas 11 javëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB