Skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit; kontrolle të reja në selinë e institucionit
Cristiano Ronaldo dhe João Félix gjetën rrugën e rrjetës për Al Nassr, por protagonisti i mbrëmjes ishte ish-mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, i cili me një dopietë spektakolare i dhuroi Al Ettifaq një barazim emocionues 2-2, të martën mbrëma në stadiumin “Al-Ettifaq Club” në Dammam.
Ky rezultat i dha fund serisë prej 10 fitoresh radhazi të Al Nassr në Saudi Pro League. Goli i Ronaldos, i 957-ti në karrierën e tij, erdhi në një mënyrë të pazakontë, pasi goditja e João Félix u devijua nga shpina e portugezit përpara se topi të përfundonte në rrjetë.
Në momentin kur Al Ettifaq barazoi shifrat, atmosfera në stadium u ndez edhe më shumë, me tifozët vendas që nisën të thërrasin në kor “Messi, Messi”, në një reagim provokues drejtuar Cristiano Ronaldos.
Kliko këtu për videon.
Barazimi u prit me entuziazëm nga tifozët e Al Ettifaq, ndërsa Al Nassr u detyrua të ndalet pas një ecurie perfekte në kampionat.
Top Channel