Kristi Qarri nga kjo e martë është zyrtarisht një futbollist i lirë. Portieri është larguar nga skuadra e Vllaznisë me klubin shkodran një lajm që fillimishit e konfirmoi ai vetë përmes rrjeteve sociale me një postim të gjatë dhe më pas edhe nga Vllaznia.

Edhe klubi shkodran komunikoi këtë mbyllje të bashkëpunimit me Kristi Qarrin përmes një postimi në rrjetet sociale duke e falenderuar portierin për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve që qëndrmit të tij te kuqeblutë

‘KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme’-lexohet në postimin e skuadrës së Vllaznisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB