Takim me historinë në DigitAlb/ Sonte Barcelona-Real Madrid që mund të vendosë titullin në La Liga
Zgjerohet skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit për devijim të derdhjes së të ardhurave teksa dalin detaje të reja. Gjykata Federale urdhëroi kryerjen e kontrolleve të tjera në selinë e institucionit më të lartë të futbollit argjentinas,në qendrën sportive të Ezeiza dhe në vilën e sipërmarrësit, Javier Faroni në lagjen private Nordelta pranë Buenos Aires.
Hetimet janë për transaksionin e 42 milionë dollarëve të kryera përme llogarive në bankat amerikane të kompanisë TourProdEnter të Faronit që ka si detyrë të menaxhojë të ardhurat ndërkombëtare të AFA, në drejtim të 4 kompanive fantazmë me rezidencë fiskale Miamin. Mësohet, se kompania e Faronit ka përballuar shpenzime prej 16 milionë dollarë me fondet e AFA për blerje, mirëmbajtjen apo përdorimin e avionëve privarë, jahteve, rezidencave ekskluzive, makinave luksoze e deri te biletat VIP për teatrin.
Ky është vetem copa e fundit e një skandali që i shtohet të pakten 3 hetimeve të tjera të ndryshme nga ana e magjistraturës në Argjentinë. Presidenti Tapia, së bashku me shefin e Thesarit të AFA, Pablo Toviggino janë marrë si të pandehur për mospagim të kontributeve dhe tatimeve të tjera për shifrën e 19 miliardë pesos(13 milionë dollarë), por po hetohet edhe për rolin e tij në manovra të mundshme të pastrimit të parave të kryera nga kompania Sur Finanzas të sipërmarrësit Ariel Vallejos.
Top Channel