Rasmus Hojlund është bërë pjesë e Napolit në merkaton e transferimeve dhe tani është një element i rëndësishëm për skuadrën e Antonio Contes. Në një intervistë për ‘Sports Illustrated’, danezi foli për transferimin e tij te kampionët e Italisë dhe për shumë tema të tjera.

‘Jam me të vërtetë i lumtur këtu, po shijoj gjithçka-tha sulmuesi-Nuk dua të jem tepër i hapur, edhe sepse jam shumë i ri dhe ndonjëherë mund të shfaqem i pasjellshëm. Manchester United më bëri të ditur se nuk isha në planet e skuadrës dhe për mua Napoli ishte një shans; menjëherë e desha kalimin te kjo skuadër, fola me Manna dhe më pas me Conten, kuptova domëthënien e kësaj sfide për mua’.

Më pas Hojlund zbuloi ca prapaskena të merkatos për kthimin e tij në Serie A.

‘Telefonata e parë me Conten ishte e shkurtër, por shumë e qartë-shtoi Hojlund- të dy e dinim që do të ishte hapi i duhur për mua. Kur një trajner si ai të telefonon, duhet të thuash vetëm ‘po’. Për moshën që kam, kam luajtur shumë ndeshje, akoma nuk besoj se jam një futbollist ekspert, por është e sigurt se kam shumë ndeshje në shpatullat e mia’.

Hojlund më pas tregoi diferencat mes lojtarit që ishte te Manchester United dhe atij aktual te Napoli

‘Ndihem ndryshe në krahasim me Hojlundin 20 vjeçar që shkoi në Manchester-shtoi sulmuesi danez-tani jam më i përqendruar në rrugëtimin që duhet të bëj. Tani, nëse gaboj një ndeshje, mundohem ta lë pas krahëve menjëherë, për të rinisur gjithçka; ndodhi me penalltinë e humbur ndaj Qarabag, më shkatërroi, por sidoqoftë, tentova të jap kontributin tim, të jepja asist te shokët e mi të skuadrës. Dhe këtë e bëj edhe kur shënoj, për të rinisur gjithçka. Mund të mësoj shumë nga shokët e mi të skuadrës’

Sulmuesi danez kishte diçka për të thënë edhe për Romelu Lukaku

‘Në shtëpi kam një fanelë të Lukaku sepse gjith një e kam dashur këtë skuadër dhe gjithnjë e kam pasur model për karrierën time-tha Hojlund-padyshim që dua të luan, por në të njëjtën kohë dua edhe të mësoj prej tij. jemi në momente të ndryshme të karrierës. Unë kam akoma shumë për të mësuar, ai është më ekspert. Unë jam i ri dhe kam nevojë të luaj, dhe kjo ishte një mundësi e madhe për mua. Më pëlqen ta kem stekën të lartë. nëse kënaqesh, rrezikon të relaksohesh. Unë përpiqem gjithnjë të përmirësohem, te goli, në lojë, në rritjen personale, madje edhe në mësimin e italishtes. Të përfshihesh në një kulturë është thelbësore sidomos këtu në Itali, ku gjuha është shumë e rëndësishme. Tani kuptoj praktikisht gjithçka, edhe pse të flasësh në dialektin napoletan është një gjë krejt tjetër’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB