Christopher Nkunku shënoi një dygolësh në ndeshjen e fundit të Milanit për 2025 ndaj Veronës, dy gola që mund të ishin pika e kthesës për të në këtë sezon. Por sulmuesi francez që u transferua gjatë verës së këtij viti për të përforcuar repartin e avancuar të Milanit është vënë në shënjestrën e Fenerbahçe.

Mësohet se klubi turk ka bërë një ofertë tunduese, që ka vënë në mendime drejtuesit e Milanit që kishte paguar një shifër të konsiderueshme për Nkunku. Ai që e kërkon sulmuesin është vetë trajneri i Fenerbahçes, Domenico Tedesco, që ka punuar me futbollistin edhe kur ishin te Leipzig në Gjermani.

Ardhja e Fullkrug dhe një largim i mundshëm i Nkunku, do të shtyjë Milanin të ndërhyjë në merkato për të mos u gjendur sërish në situatën e javëve të fundit. Opsionet për momentin janë të ndryshme dhe të shumta.

Po flitet për talentin e Angers, Sidiki Cherif apo edhe për Mauro Icardin që është gati të lëjë Galatasaray. Po kështu po lakohen edhe emrat e Darwin Nunez, aktualisht te Al Hilal dhe Jean Philippe-Mateta i Crystal Palace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB