Cristiano Ronaldo e la të hapur mundësinë e një rikthimi në Evropë, duke përsëritur me forcë ambicien e tij për të arritur 1,000 gola në karrierë.

Superylli 40-vjeçar e çoi totalin e golave ​​të tij në 956, duke shënuar dy herë në fitoren 3-0 të Al-Nasr ndaj Al-Ahdoud të shtunën pasdite. Portugezi ka deklaruar në të kaluarën se synon të vazhdojë të luajë për një ose dy vite të tjera, ndërsa në fillim të këtij viti ai pranoi se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i fundit i madh i karrierës së tij.

Duke folur në një ceremoni çmimesh në Dubai të dielën, ish-sulmuesi i Realit të Madridit dhe Manchester United theksoi se dëshiron të “ecë përpara”, duke dhënë një pasqyrë të re për të ardhmen e tij.

“Pasioni im është i madh dhe dua të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropë”, tha Ronaldo. “Gjithmonë e kam shijuar futbollin dhe dua të vazhdoj të luaj. Patjetër që do ta arrij numrin që I kam vënë vetes qëllim, atë të shënimit të 1000 golave, për sa kohë që nuk kam dëmtime.”

Dygolëshi kundër Al-Nasr të shtunën e çoi gjithashtu në 40 gola numrin e tij në vitin 2025. Ronaldo tani ka shënuar mbi 40 herë në 14 vite të ndryshme kalendarike gjatë karrierës së tij.

Sezoni i tij më i frytshëm i shënimit të golave ​​erdhi në vitin 2013, kur shënoi 63 gola në të gjitha garat për klubin dhe kombëtaren. Kapiteni i Portugalisë është ende në gjendje të shkëlqyer fizike dhe së fundmi ndau një foto pa bluzë ku tregon fizikun e tij mbresëlënës.

Në një intervistë me Piers Morgan muajin e kaluar, ai tha se beson se është një ose dy vjet larg tërheqjes nga futbolli I luajtur. Ronaldo ndjek një rutinë të rreptë Pilates, noton rregullisht dhe shkon në palestër pesë herë në javë. Stërvitjet e tij përfshijnë 25-30 minuta kardio, vrapime me intensitet të lartë dhe stërvitje me pesha të synuara për të ndërtuar forcën e muskujve. Në total, ai stërvitet tre deri në katër orë në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB