Skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit; kontrolle të reja në selinë e institucionit
Miralem Pjanic, protagonisti i shkëmbimit me Arthur Melon mes Barcelonës dhe Juventusit, bëri të ditur se tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Mesfushori boshnjak e konfirmoi këtë në Takimin Botëror për Sportin të mbajtur në Dubai.
‘Nuk do të luaj më, karriera ime përfundoi-tha mesfushori. Në këtë mënyrë, Pjanic i jep fund një karriere me 782 ndeshje të luajtura në futbollin profesionist ku ai spikati në Serie A italiane me Romën dhe Juventusin. me bardhezinjtë Pjanic luajti në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2017 kundër Realit të Madridit
Transferimi i tij te Barcelona u shoqërua me polemika me boshnjakun që u shkëmbye me Arthur Melo, por asnjë prej tyre nuk i realizoi pritshmëritë e skuadrave respektive. Me Barcelonën ai zhvilloi 30 ndeshje dhe më pas u transferua te Besiktas, por edhe aty zhgënjeu.
Futbollisti i kombëtares boshnjake, jetoi në vitet e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që sezoni i fundit i tij ishte ai i kaluari me CSKA e Moskës në Rusi. Tani, pas muajsh që nuk gjeti skuadër, Miralem Pjanic vendosi të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur.
Top Channel