Tirana nis ‘Operacionin fshesa’ në prag të hapjes së merkatos së transferimeve të muajit janar. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar largimin e 9 futbollistëve dhe këtë e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke bërë të ditur emrat e futbollistëve që e mbyllën aventurën e tyre me bardheblutë.

Futbollistët e larguar nga Tirana janë:  Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.

‘Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet-theksonte më pas Tirana në postimin e saj.

Është kjo lëvizje që konsiderohet si një revolucion i madh për Tiranën që është në pozita tejmase të vështira në këtë sezon. Skuadra 26 herë kampione e vendit në përfundim të 2 fazave të para të kampionatit është në vendin e fundit me 10 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve me bilanc vetëm 1 fitore, 7 barazime dhe 10 humbjeje, statistika këto që janë shumë të varfra për një klub me shumë histori në futbollin shqiptar sic është Tirana.

Top Channel