Milan, Nkunku, një dygolësh për të thënë lamtumirë; e kërkon Fenerbahçe
Që fëmijë ai argëtohej duke dribluar miqtë e tij në rrugë. Ishte thuajse një obsesion ky për të, aq sa u përkufizua si ‘Messi’ i Kosovës, si për të theksuar aftësitë teknike të tij dhe tendecën për të dribluar gjithcka
Edon Zhegrova tani është “Mister Zeppetta”, sic e ka quajtur Luciano Spalletti, një emër që futbollisti e ka pëlqyer duke e falënderuar trajnerin e tij. Trajneri toskan e gjeti Zhegrovën si një objekt të humbur dhe në pak kohë e ka shndërruar në një armë vrasëse edhe pse iu desh ta menaxhojë atë në aspektin fizik
Zhegrova vuante nga pubalgjia, që e mbajti jashtë fushave të lojës për shumë kohë edhe përpara se të transferohej në Torino. Një problem, të cilin 26 vjecari ende duhet ta menaxhojë, duke rrezikuar dëmtimin kur tenton të rrisë më shumë sec duhet ritmin. Spalletti në ndeshjen e fundit ndaj Pisas mbeti i habitur nga rendimenti i futbollistit që duhej si ajri për ta zhbllokuar. Sulmuesi ndihmoi Juventusin të ndryshojë marsh dhe rezistoi për 35 minuta duke zhvilluar një lojë të një niveli të lartë, ishte më i miri në fushën e lojës
I marrë në ditët e fundit të merkatos së verës, Zhegrova te Juventus u desh të përballej me një fazë të parë përshtatjeje të vështirë. Pak për shkak të kohës së gjatë të mosaktivizimit dhe pak për ngarkesën që duhej të kalibronte. Tudor i besoi më pak nga sa parashikohej; vetëm 36 minuta në 3 ndeshje, përpara 173 manovrimeve në 8 raste që iu dhanë në 12 ndeshjet me Spallettin në pankinë. Çështje besimi? Jo vetëm kjo. Futbollisti bëri një punë specifike për të rritur kohën e aktivizimit të tij që nga mesi i muajit tetor, falë një programi të ndarë në disa zona ku punohet me mbështetjen e stafit teknik.
Në muajt e parë në Torino, Edon Zhegrova, 70% të punës së tij të përditshme e përqendroi te puna fizioterapike, ndërsa 30% e vuri në dispozicion të përformancës. Tendenca u përmbys në javët e fundit sic ishte në program, edhe pse vazhdoi të bëjë një punë force me synimin forcimin e pjesës së poshtme të abdominaleve. Gjendja fizike aktuale e futbollistit konsiderohet në nivelin 75%; pra më e mira ende pritet të vijë.
Edon Zhegrova, përvecse tregoi një dëshirë të madhe për t’u kthyer në nivelet e tij, u paraqit në Torino duke shfaqur optimizmin e nevojshëm për të përballuar periudhën e gjatë të rikuperimit; futbollisti iu nënshtrua ngarkesës së punës me mentalitetin e duhur. Futbollisti është optimist vetë si natyre, por është puna e vazhdueshme e bërë deri tani që ka bërë diferencën për përmirësimin e gjendjes së tij. Tani, objektivi është që ai të luajë deri në 3 ndeshje në javë.
Top Channel