Kapiteni i Athletic Bilbaos, Inaki Williams dha opinionin e tij për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Jeddah, ku skuadra baske do të përballet në gjysmëfinale me Barcelonën në 7 janar, ndërkohë që finalistja tjetër e kompeticionit do të dalë nga derbi i Madridit, Real-Atletico.

‘Për mendimin tim, të luash atje është një gjë shumë e shpifur-tha sulmuesi i Athletic Bilbaos për ‘El Chiringuito TV’-për tifozët është e vështirë të organizohet një udhëtim në Arabinë Saudite dhe kështu të duket sikur luan në transfertë’.

Ajo që shqetëson vëllain e madh të Nico Williams është edhe një çështje private; bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe ardhja në jetë e fëmijës është çështje ditësh.

Është e vështirë të lë bashkëshorten dhe fëmijën tim këtu-shtoi Inaki Williams-sidoqoftë jam në dispoziocion të klubit dhe do të kërkojë që luaj sa më mirë që të jetë e mundur në Superkupë’.

Superkupa e Spanjës prej 6 vitesh zhvillohet në Arabinë Saudite me Inaki Williams që edhe vitin e kaluar shprehu pakënaqësinë për faktin se ky kompeticion zhvillohet shumë larg Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB