Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

30/12/2025 20:18

Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.

Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston.

Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.

Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB