30 mijë lekë shpërblim fundviti për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, pagë të plotë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

30/12/2025 21:12

Punonjësit e policisë së shtetit do të përfitojnë shpërblime financiare me rastin e festave të fundvitit, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Top Channel se fondet kanë kaluar në llogaritë bankare të gjithë përfituesve. Sipas të dhënave, çdo punonjës policie ka marrë një shpërblim prej 30 mijë lekësh të reja.

Për herë të parë, punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë shpërblim, ndërsa një page të plotë do të përfitojnë edhe ata punonjës që kanë kryer shërbime dhe detyra të rëndësisë së veçantë.

Më tej, pritet që të kryhet pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke përmbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB