Presidenti Bajram Begaj ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale Begaj shprehet se qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Reagimi i plotë:

Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB