Triumfi i Romës ndaj Genoas, Gasperini: Ndeshje e luajtur me ritëm të mirë, nuk kemi lojtarë të tjerë si Dybala

29/12/2025 23:44

Roma e Gian Piero Gasperinit mposhti Genoan ndaj Olimpicos dhe e sheh vetën në vendin e katërt. Trajneri i verdhekuqve pas ndeshjes shprehu kënaqësinë për paraqitjen që bënë futbollistët e tij në fushën e lojës.

Jam i kënaqur me ndeshjen, u nisëm mirë, u avantazhuam nga goli, por luajtëm me ritëm dhe gjeometri të mirë-tha Gasperini për median-ishim të rrezikshëm në sulm, në pjesën e dytë mund të mbaheshimn duke parë edhe publikun që kishim. Një meritë kanë këta djem sespe Genoa është një skuadër e vështirë dhe ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet me Interin dhe Atalantën’

Gasperini përmendi edhe Paulo Dybalën duke i dhënë vlerësimin maksiumal argjentinasit

‘Dybala luajti në çdo pozicion-shtoi Gasperini-e gjen gjithnjë në fushë dhe humbet pak topa. Ka gjithnjë veprime gjeniale, rrit manovrat sulmuesi në mënyrë eksponenciale, por sa keq që nuk është gjithnjë disponibël. Roma nuk ka futbollistë të tjerë me cilësitë e tij teknike. Në të kaluarën e kam zëvendësuar për ta ruajtur, por kur ai është mirë sic ishte sontë, mund t’i luajë pa problem të 90 minutat

Nga De Rossi në Romë te Gasperini në Bergamo, sfida e radhës është ajo mes Atalantës dhe Romës ku tani do të jetë trajneri i verdhekuqve që do të kthehet si kundërshtar në Neë Balance Stadium.

‘E mendoj që nga momenti kur u publikua kalendari-shtoi Gasperini-për mua do të jetë emocionuese. Jam i kënaqur që arritëm në këtë poziocion në klasifikim, po bëjmë një rrugëtim të shkëlqyer. Do të jetë emocionuese të kthehem në atë stadium, te ata njerëz dhe tek ata djem që më lejuan të bëj këtë karrierë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB