Roma rikthehet te fitorja në Serinë A italiane. Në Olimpico skuadra verdhekuqe iu imponua Genoas së Daniele De Rossi që kthehej në kryeqytetin italian si kundërshtar duke e mundur me rezultatin 3-1, për të shkuar në kuotën e 33 pikëvë pas 17 javëve kampionat.

Ishte një ndeshje të cilën skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë kur shënoi edhe të 3 golat e saj. Vetëm 14 minuta priti Roma për të marrë avantazhin në këtë ndeshje teksa shënoi me Matias Soule. Një gol, ky që iu dha më shumë hov verdhekuqve të cilët, vetëm 5 minuta më vonë ndëshkuan Genoan për herë të dytë dhe këtë radhë ai që shënoi ishte Manu Kone.

Shkroi emrin në listën e shënuesve edhe Evan Ferguson që në minutën e 31 shënoi golin e tretë për Romën që e mbylli pjesën e parë 3-0. Në pjesën e dytë, Genoa shënoi golin e nderit të kësaj sfide dhe këtë e arriti vetëm në minutën e 87 me Ekhator dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për Romën që pas kësaj fitoreje e sheh veten në vendin e katërt duke zbritur në të pestin Juventusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB