Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Në futboll thuhet shpesh se kampionatet fitohen në muajin mars, por historia e kohëve të fundit të Serie A sugjeron që të shihet me shumë kujdes klasifikimi i kampionatit gjatë festave të fundvitit.
Nëse zakonisht ndodh që kush e sheh veten në vendin e parë në 31 dhjetor, ka fituar titullin në fund të sezonit në ‘vetëm’ 50% të rasteve, trendi i 3 viteve të fundit i jep shumë shpresa Interit, kryesuesit aktual të renditjes. Duke analizuar 11 kampionatet e fundit të Serie A, nga sezoni 2014/2015 deri në atë të kaluar, të dhënat thonë se në 6 raste skuadra që e ka mbyllur vitin në vendin e parë, në fund të sezonit ka ngritur edhe trofeun e kampionit të Serie A
‘Trevjeçari i iluzioneve’(2019-2022). Të dhënat tregojnë një anomali statistikore shumë interesante në periudhën 2019-2022. Në këto tre sezone, titulli ‘kampion i fundvitit’ ka qenë ters për Interin. Interi i Contes(2019) dhe ai i Inzaghit(2021) ishin gjatë gjithë vitit në krye për t’u parakaluar respektivisht nga Juventus dhe Milan. Në 2020, Milani i Piolit mbylli një vit të jashtëzakonshëm në krye, por në fund kampionatin e fitoi Interi
Hegjemonia e re: Napoli dhe Inter blindojnë kreun. Me triumfin e Napolit në sezonin 2024-25 pamë një ndryshim total të tendencës. Për të tretin vit radhazi është respektuar rregulli: Napoli (2022-23); dominim absolut i Napolit nga dhjetori në maj; Inter(2024-2025); në krye të renditjes në fund të vitit dhe titulli kampion i fituar në fund të sezonit; Napoli(2024-25): në krye në dimër pas një rivaliteti me Interin dhe deri diku edhe me Atalantën duke e bërë shkëputjen vendimtare në fazën e dytë. Nëse deri pak vite më parë, periudha e Krishtlindjes ishte një lloj tersi për skuadrat që e mbyllnin vitin në krye të renditjes në Serinë A, tani futbolli italian duket se ka vendosur të shpërblejë më mirë vazhdimësinë.
Top Channel