Pranë tërheqjes nga futbolli, lojtari më i vjetër i Superiores, dikur simboli i sigurisë i Partizanit, sot merr licencën e trajnerit UEFA C
Ronaldo Nazario ose siç e thërrasin të gjithë Ronaldo Fenomeni, është unik dhe i papërsëritshëm. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë brazilianin si sulmuesin më të mirë në të gjithë historinë edhe pse një dëmtim i rëndë në gju e kushtëzoi rendimentin e tij për shumë vjet. E megjithatë ai vazhdonte të ishtë një vrasës për kundërshtarët e tij.
Ronaldo e nisi karrierën e tij shumë shpejt në Brazil kur ishte adoleshent duke shpërthyer me Cruzeiron përpara se të transferohej në futbollin evropian. Në atë kohë nuk ishte e lehtë dhe jo shumë e zakonshme që një futbollist kaq i ri të spikaste në fushën e lojës dhe futbollistët veteranë ia bënë të ditur këtë. Në një intervistë me Juan Sebastian Veron, Ronaldo tregoi një episod brutal të eksperiencës së tij në Brazil.
‘Ky episod është i pabesueshëm. Janë gjëra të rinjsh, kisha shumë besim te vetja dhe në një intervistë thashë se të dielën do të shënoja 3 gola-fillon rrëfimin e tij Ronaldo, për të cilin ky ishte një gabim i bërë që e kuptoi shumë shpejt-as nuk e ndjeva. Hymë në fushë për ndeshjen, ishte minuta e dytë, topin e kishte mbrojtësi im, unë po shikoja atje dhe nga prapa më vjen dikush dhe më goditi me grusht. U rrëzova në tokë, nuk e dija nga vinte ajo goditje,. U ngrita isha i gjakosur dhe pyesja veten se cfarë po ndodhte dhe ai erdhi dhe më tha ‘Këtu nuk do të shënosh 3 gola, bastard’
Dhe ky ishte fillimi i një ferri të vërtetë për talentin brazilian. ‘Kaluan 10 minuta, arbitri nuk pa asgjë dhe ky tipi erdhi edhe njëherë dhe thuajse me theu një dhëmb tjetër, ndërsa kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi i pjesës së parë më goditi përsëri me grusht pa kuptuar asgjë-vijon rrëfimin e tij Ronaldo-në të vërtetë nuk kishte shumë kamera dhe nuk ishte e dukshme askun, por e kisha gojën të carë, shenja kudo, tre grushte pa i parë’.
E megjithatë Ronaldo Fenomeni si një yll i vërtetë futbolli e ktheu situatën pavarësisht moshës së tij.
‘Dola nga fusha duke qarë-tha Ronaldo-isha 16 vjec, pa eksperiencë. Por më qetësuan dhe u ktheva në fushë në pjesën e dytë dhe shihja ku ishte ai bastard dhe jo topin. Në fund fituam ndeshjen 3-0 dhe unë shënova të 3 golat’.
Top Channel