Real Madrid, Alaba dhe Rüdiger, me një këmbë jashtë Los Blancos 29/12 23:16
Roma-Genoa, ndeshja që mbylli javën e 17 të Serie A, ishte edhe ndeshja e Daniele De Rossi.
Trajneri i Genoas u kthye në atë që për vite të tëra ka qenë shtëpia e tij sidomos në periudhën kur ka qenë futbollist si kundërshtar për të sfiduar verdhekuqtë.
Dhe padyshim Roma i dedikoi një imazh, teksa pak para fillimit të sfidës në ekranet e mëdha të stadiumit shfaqi një video që përshkonte aventurën e Daniele De Rossit me skuadrën e Romës, një video që u shoqërua edhe me duartrokitjen e 65 mijë tifozëve të pranishëm në shkallët e Olimpicos.
Por jo vetëm kaq, në tribunë u shfaq edhe një parrullë ku shkruhej: ‘Kundërshtarë po, armiq kurrë. DDR, biri i Romës’.
Top Channel