Antonio Rudiger dhe David Alaba janë shumë pranë largimit nga Reali i Madridit. Të dy futbollistët u transferuan te klubi merenges me parametra zero dhe patën një rendiment të shkëlqyer, por pas dëmtimeve të fundit klubi i konsideron si të amortizuar dhe Alaba ndoshta më shumë se futbollisti gjerman.

Rasti i austriakut është më i qartë për Realin e Madridit. Pas dëmtimit të tij të fundit në gju, ai nuk ka mundur të gjejë vazhdimësinë në skuadër edhe për shkak të problemeve të tjera muskulare kështu që për të është  shumë e komplikuar që Reali i Madridit t’i bëjë ofertë  për rinovimin e kontratës.

Sipas të përditshmes AS që citon burime pranë futbollistit, në fakt Alaba ende nuk ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e Los Blancos për të zhvilluae bisedime. Por Alaba ka edhe një problemt tjetër; ai është një prej futbollistëve më të paguar të Realit të Madridit  teksa përfiton një pagë prej 10.5 milionë eurosh.

Rasti i Rudiger është i ngjashëm me atë të Alabës, por gjermani e ka ndonjë mundësi për të qëndruar për rendimentin e mirë që ofronë në fushën e lojës dhe për peshën që ka në skuadër. Gjithçka do të varet nëse Rudiger do të mund të luajë vazhdimisht që nga ky moment e deri në fund të sezonit. Megjithatë, edhe ai ashtu sikurse edhe Alaba nuk ka marrë asnjë telefonatë të drejtuesve të klubit merenges, por për rastin e tij do të flitet në vijim e sipër të sezonit. Gjithsesi si Alaba ashtu dhe Rudiger duke nisur nga 1 janari do të dëgjojnë ofertat nga klubet e tjerë pasi rregullorja e FIFA e  lejon duke qenë se atyre iu kanë mbetur vetëm 6 muaj nga kontrata me Realin e Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB