Alban Hoxha nga kapiten dhe simboli i sigurisë së Partizanit të paktën në dekadën e fundit, aktualisht mbetet një alternativë e portës së Demave.

Në këtë sezon është aktivizuar vetëm 4 ndeshje nga 18 të zhvilluara në Abissnet Superiore.

Hoxha është lojtari më i vjetër që ka luajtur këtë sezon në Superiore. Për këtë edhe 38-vjeçari shfaqet drejt tërheqjes nga futbolli i luajtur, ndërsa i shtron rrugën një tjetër rrugëtimi, atij të trajnerit. Së fundmi ai është paisur me licencën UEFA C që është edhe kategoria e parë që marrin trajnerët, për të konfirmuar aftësinë e trajnimit të fëmijëve me këtë liçencë.

Kursit UEFA C për zonën e Tiranës u mbyll pikërisht këtë të hënë, ku u diplomuan 27 kursantë mes tyre edhe 2 vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB