Serie A/Roma rikthehet te fitorja, mund Genoan dhe ngjitet në vendin e 4-t
Barcelona nuk është inaktive në merkaton e transferimeve. Klubi katalanas i ka bërë hapat e parë për të sjellë në Katalonjë, Dusan Vlahovic, sulmuesin e Juventusit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’ sipas së cilës, Vlahovic, që ishte një prej transferimeve më të shtrenjta në Serie A, i skadon kontrata me Juventusin në qershor të vitit 2026 dhe Barcelona e ka hedhur rrjetën e saj.
Bëhet fjalë për kontaktin e parë mes klubit kampion të Spanjës me futbollistin me Barcelonën që shpreson që të hedhë bazat për një marrëveshje të mundshme. Në muajt e kësaj vere, Vlahovic dhe Juventus nuk arritën të gjenin një akord mes tyre për rinovimin e kontratës, me futbollistin që u kthye në fushat e lojës duke e ditur që është në vitin e tij të fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.
Objektivi i Barcelonës është të marrë futbollistin me parametra zero(opsioni i parë është të presë merkaton e verës) ose të negociojë transferimin në sesionin dimëror të merkatos me kushte shumë të favorshme. Barcelona prej kohësh po punon për gjetjen e një zëvendësuesi të Lewandoëwskit, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshim, por largimi i polakut nëse nuk do të rinovojë kontratën do të linte një vend bosh në skuadër të cilin Laporta dëshiron ta plotësojë me një futbollist të nivelit të lartë dhe merkatoja nuk ofron shumë opsione me kosto të ulët si Vlahovic.
Top Channel