Juventus është gati të fusë duart në portofol për të bindur Kenan Yildiz për të nënshkruar kontratën e re dhe këtë herë duket se oferta është ajo e duhura. Sipas asaj që publikohet në median italiane, oferta e Juventusit nuk është më 4.5 milionë euro në sezon e bërë përpara një muaji, por 6 milionë euro në vit në një kontratë deri në vitin 2031.

Është kjo një mënyrë që i lë futbollistit të kuptojë se është në qendër te projektit të Juventusit dhe për ta bindur atë që të refuzojë ofertat e shumta që i vijnë cdo javë nga klubet më të rëndësishëm evropiane mes te cilëve edhe Reali i Madridit

Dhe duket se Juventusi është në rrugën e duhur, pavarësisht se futbollisti ende nuk e ka pranuar këtë propozim. Ndërkaq, vetë Yildiz, sic e ka thënë edhe Spalleti, si futbollisti me nr.10 të Juventusit, duhet të marrë përgjegjësitë e tij dhe të jetë i vëmendshëm ndaj fjalëve që i thotë trajneri. Dhe kushedi, mbase tekniku toskan do t’i ketë thënë edhe që të nënshkruajë kontratën e re me Zonjën e Vjetër dhe të marrë në shpatullat e tij të ardhmen e skuadrës.

Sigurisht që tani mund të flitet konkretisht për këtë cështje, sepse oferta e Juventusit është e rëndësishm dhe sepse ndonjëherë është më mirë të jesh lider te një skuadër e rëndësishme sesa të jesh thjesht një figurë në një klub të madh evropian edhe pse me llogari bankare të pasur.

I sigurt është fakti që trinomi Juventus-Yildiz-Spalletti po jep frytet e tij.  Nga njëra anë është vazhdimësia në paraqitjet e mira të bardhezinjve që më në fund janë në linjë me rezultatet dhe në anën tjetër është ndikimi që ka Yildiz në skuadër që pas ardhjes së Spallettit në stol, me futbollistin që ka shënuar 5 gola e ka dhënë 2 asist nën menaxhimin e trajnerit toskan. Gjithsesi, kjp cështje duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur dhe Juventusi të nisë vitin 2026 me firmën e turkut në kontratë. Në këtë mënyrë, klubi, trajneri dhe futbollisti do të jenë krejtësisht të lirë për t’u fokusuar vetëm te objektivat pasi është zona Champions që duhet siguruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB