Sfida e deklaratave për titullin mes Interit dhe Napolit vijon edhe pas fjalëve të Marottës. Këtë radhë ishte trajneri Cristian Chivu ai që foli pas fitores në Bergamo ndaj Atalantës.

‘Conte vazhdon të thumbojë? E kam thënë edhe më parë që ajo cfarë thotë ai nuk më intereson-tha Chivu-dhe unë e ruaj koherencën. Pastaj nëse ne jemi mësuar të bëjmë zhurmë, bëjmë zhurmë, por unë nuk do ta bëj këtë. Është e nevojshme që të transmetojmë vlera, mund të luhet futboll edhe pa e përzierë me gjëra të tjera që lënë një lloj arome. Kush bën zhurmë, mund të vazhdojë qetësisht ta bëjë këtë. Ne punojmë fort për të qenë kompetitivë’

Chivu foli për ndeshjen duke hequr presionin ndaj Espositos, autori i asistit për Lautaro Martinez që shënoi golin e fitores ndaj Atalantës.

‘Unë jam i kënaqur edhe me Thuram, vrapo dhe bëri presingun e duhur-tha Chivu-pastaj mua m’u duk se nuk mund të vazhdonte dot më. Pio hyri mirë në ndeshje, jam i kënaqur me sjelljen e tij, për gjithçka kemi bërë në këtë sfidë. Në pjesën e parë luajtëm më shumë, në të dytën ata u ngjitën më lart. Jemi të kënaqur me rezultatin që shpesh ka shumë rëndësi’

Interi e mbylli vitin 2025 në krye të klasifikimit, por Chivu preferoi të tregohet i përmbajtur.

‘Në futboll nuk mund të marrim asgjë të mirëqenë-vijoi Chivu-duhet të guxojmë dhe të shfaqemi. Aktualisht, fusha thotë që jemi të parët, por kjo nuk mjafton, rruga është e gjatë, jemi vetëm në dhjetor. Ne duam të jemi kompetitivë  dhe të punojmë, duhet të luftojmë edhe kundër padrejtësive dhe atyre që mendojnë se gjithçka është e mirëqenë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB