Kreu i FIFA-s foli rreth asaj se si mund të ndryshojë pozicioni jashtë loje: “Po shqyrtojmë rregullat për ta bërë lojën më tërheqëse.”

Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje, favorizimi i sulmuesve. Gianni Infantino përsëriti vizionin e FIFA-s në Samitin Botëror të Sportit në Dubai. “Vite më parë, ne prezantuam VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t’i dhënë gjyqtarit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona e miliona njerëz në shtëpi apo edhe në stadium mund ta kishin parë”, shpjegoi presidenti i FIFA-s. “Ne po e përmirësojmë vazhdimisht VAR-in me teknologji gjithnjë e më të përparuar për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendimin e duhur. Ne vazhdojmë të shqyrtojmë rregullat, duke pyetur veten se si mund ta bëjmë lojën më sulmuese, më tërheqëse.”

Dhe këtu u rishfaq ideja e ndryshimit të rregullit të pozicionit jashtë loje, i shprehur më parë, por i vështirë për t’u zbatuar me IFAB-in (shoqata që harton dhe ndryshon rregulloren e futbollit). “Po shqyrtojmë rregullin e pozicionit jashtë loje, i cili ka evoluar me kalimin e viteve, duke kërkuar që sulmuesi të pozicionohet në mënyrë të përsosur në një vijë me mbrojtësin: ndoshta në të ardhmen, ai do të duhet të jetë plotësisht përpara mbrojtësit për të qenë në një pozicion jashtë loje.” Ideja është që të shpallet pozicion jashtë loje vetëm kur sulmuesi është plotësisht përpara mbrojtësit. “Por ne gjithashtu po vlerësojmë masat për të shmangur humbjen e kohës”, shtoi Infantino. “Është e rëndësishme që loja të rrjedhë siç duhet, kështu që ndërprerjet duhet të mbahen në minimum.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB