Pranë tërheqjes nga futbolli, lojtari më i vjetër i Superiores, dikur simboli i sigurisë i Partizanit, sot merr licencën e trajnerit UEFA C
Në Dubai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards, një prej protagonistëve ishte edhe Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez i futbollit botëror u shpall si futbollisti më i mirë në Lindjen e Mesme, por 40 vjeçari ‘vodhi’ skenën edhe me një objekt të çmuar që pasuron akoma më shumë koleksionin e tij të bizhuterive.
Ronaldo u pikas të kishte në dotë një orë të markës Patek Philippe Nautilus me ar të bardhë prej 18 karatësh dhe me diamantë në të. Bëhet fjalë për një orë vlera e të cilit sipas ekspertësh kap vlerën e plot 705 mijë euro, një shifër marramendëse për njerëzit normalë, por jo për Cristiano Ronaldon.
Futbollisti në kontratën e tij me Al Nassr përfiton një pagë prej 600 mijë eurosh në ditë. Praktikisht, ajo orë zvicerane që është unike i ka kushtuar luzitanin pak më shumë se 24 orë stërvitje…
Top Channel