Jo vetëm titulli Botëror, misioni i Ronaldos për 2026…arritja e kufirit të 1000 golave
Njëqind e pesëdhjetë milionë kërkesa për një biletë të Botërorit 2026; kjo është e dhëna e publikuar nga Gianni Infantino gjatë World Sport Summit në Dubai.
‘Në ditët e fundit ka pasur një debat për biletat dhe çmimet e tyre-tha Infantino-siç po thoja, kemi nxjerrë 6-7 milionë bileta në shitje dhe kemi nisur procesin e shitjes pak a shumë 2 javë më parë. Tani më thoni, sipas jush në këto 2 javë sa kërkesa për bileta kemi marre? Ndoshta, 5 milionë, ndoshta 10 milionë, ndoshta 20 milionë. Epo unë mund t’ju them se në 2 javë, në 15 ditë kemi marrë 150 milionë kërkesa për bileta, pra 10 milionë kërkesa në ditë’.
Për Infantinon kjo tregon se sa e fuqishme është Kupa e Botës me kreun e FIFA që zbuloi edhe disa detaje të tjera
‘Gjëja interesante është se në vend të parë për numrin e kërkesave është padyshim një prej vendeve organizatore, SHBA në vendin e dytë dhe të tretë janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar-vijoi Infantino-do të kemi 6-7 milionë persona në stadiume, do të jenë 6 miliardë persona që do ta ndjekin Botërorin nga shtëpia. Natyrisht do të gjenerojmë mbi 10 miliardë të ardhura që do t’i riinvestojmë për futbollin në të gjithë botën’.
Numri 1 i FIFA u kthye t’iu përgjigjej akuza për kalendar shumë të ngjeshur të ndeshjeve.
‘Ndoshta në disa pjesë të botës ka tepër futboll, por me siguri në pjesë të tjera të botës nuk ka mjaftueshëm-shtoi Infantino-Kështu që në këndvështrimin tonë, duhet të përpiqemi të gjejmë ekuilibrin e duhur mes futbollit të klubeve dhe atij të kombëtareve, mes ndeshjeve domëthënesë dhe atyre jo domëthënëse; për këtë arsye po investojmë miliarda dollarë për zhvillimin e futbollit në të gjithë botën’
Në fund, Gianni Infantino foli edhe për Botërorin e Klubeve.
‘FIFA në 120 vjet ka qenë e përqendruar te kombëtaret, është e rëndësishme që të përqendrohemi edhe te klubet sepse futbolli i klubeve është ai që luajnë të gjithë. Vetëm një minorancë e lojtarëve luajnë në kombëtare, por të gjithë futbollistët luajnë në klube-përfundoi Gianni Infantino.
Top Channel