Jose Mourinho dhuron edhe njëherë show me deklaratat e tij polemizuese. Këtë radhë pakënaqësitë lidhen me ndeshjen me Bragën që Benfica e barazoi me rezultatin 2-2, ku skuadrës së Mourinhos iu anulua një gol në çastet e fundit.

‘Mendoj se është një fitore e madhe. Në pjesën e dytë në fushë ishte vetëm Benfica, të përmbysësh rezultatin dhe të fitosh këtu 3-2 është një rezultat fantastik për ne. Futbollistët e meritojnë për përpjekjet e tyre, me gjithë respektin pëe Bragën që na krijoi vështirësitë që  i prisnim-tha trajneri i Benficas pas përfundimit të ndeshjes.

Jose Mourinho këmbënguli gjatë gjithë kohës në këtë episod duke pretenduar për gol të rregullt. ‘Fituam 3-2. Goli është i rregullt. Fituam ishte një fitore e madhe. Bëmë një pjesë të dytë të shkëlqyer dhe fituam 3-2-tha luzitani që në konferencën për shtyp bëri një diskutim serioz

Sigurisht që e dini se po flas me ironi. Nëse nuk do ta bëja, do të ndëshkohesha rëndë-tha Mourinho-a do të bëjë klubi një deklaratë? Nuk e di. Unë thjesht stërvis skuadrën dhe kaq. Nuk bëj vlerësime. Për mendimin tim ishte një ndeshje shumë pozitive, por shpesh ndeshjet dhe pikët vendosen nga vendime të tilla dhe kjo është ajo që ndodhi’.

Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i Benficës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shfaqi mbështetjen për Jose Mourinho. Në postimin e tij, klubi nga Lisbona publikoi videon e golit të anuluar të shoqëruar me një shkrim që është një asist për trajnerin e tij. ‘Goli i fitores së Benficas ndaj Bragës-lexohej në postimin e Benfica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB