Cole Palmer i fiksuar pas estetisteve, la atë të thonjëve, për të renë, me sallon bukurie
Juventus fitoi një ndeshje delikate në mbrëmjen e së shtunës ndaj Pisas me rezultatin 2-0 ku diferencën në fushë e bëri ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova i aktivizuar në pjesën e dytë. Kjo u pranua edhe nga një prej legjendave të Juventusit, Ciro Ferrara i cili tha se sulmuesi Dardan e ndryshoi totalisht sfidën me aktivizimin e tij dhe se ai ishte lëvizja e goditur e Spallettit
‘Ktheu prapa Koopmeiners dhe hodhi në fushë Zhegrovën që e ndryshoi krejt ndeshjen. Hyri, dhe kjo sigurisht është një tjetër meritë e Spallettit. Hyri me mentalitetin e duhur, gjë që sinqerisht nuk po ndodh me David, që kur aktivizohet nuk mundet akoma që të japë kontributin që pritet prej tij.Por Zhegrova hyri dhe ndryshoi ndeshjen, jo vetëm në aspektin cilësor por edhe në atë sasior, sepse e shihje edhe në prapavijë që të mbronte dhe Juventusi fitoi një ndeshje shumë delikate sepse në një pikë të saj rrezikoi dhe e fitoi në një menyrë që të jep kënaqësi të madhe dhe sidomos më shumë bindje sipas mendimit tim-tha Ciro Ferrara për DAZN
Elozhet nuk u kursyen as nga vetë trajneri Luciano Spalletti që e përkufizoi Zhegrovën si një futbollist me një vizion tredimensional
‘Kam parë shumë pak futbollistë si ai, ka vizion tredimensional teksa luan, shikon diçka që është prapa-tha Spalletti që zbuloi edhe një prapaskenë për sulmuesin e kombëtares së Kosovës-gjatë javës ishte me grip dhe u stërvit vetëm këtë të premte, kisha dyshime nëse ai do të mund të rezistonte këto 35 minuta. Ai ka këtë flakë të ndezur në zgjedhjet që bën dhe driblimin e kundërshtarëve. Mendoja se do të bënte më pak, por hyri në ndeshje me shumë kualitet’.
Top Channel