Kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicën e Jugut
Siç ndodh rëndom në procese zgjedhore, komuniteti serb voton në mënyrë të organizuar.
Edhe të dielën e 28 dhjetorit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut janë mbledhur fillimisht në sheshin Car Llazar, pranë selisë së partisë më të madhe serbe, Lista Serbe.
Ata kanë pritur për krerët e partisë, në mënyrë që të drejtohen te kutitë e votimit. Grupit i ka prirë kryetari i LS, Zllatan Ellek, i shoqëruar nga nënkryetari Igor Simiq.
“Siç mund ta shihni, një numër i madh i qytetarëve tanë kanë dalë në votime. Pres që kjo ditë zgjedhjesh të kalojë në një atmosferë paqësore dhe demokratike. U bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë që sot të shkojnë në votime në sa më shumë numër të jetë e mundur, të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe të zgjedhin ata që do t’i përfaqësojnë nesër, pra të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të vërtetë”, tha ai.
Ata votojnë në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë të Veriut, të përcjellë nga shumë qytetarë.
Top Channel