“Të rëntë kanceri.” Urrejtje dhe kërcënime në rrjetet sociale kundër lojtarëve të Barit, e publikon zonja Castrovilli
Sot në mbrëmje, futbolli shqiptar mbyll vitin kalendarik 2025 me një duel të veçantë, finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Përballja mes kampionëve në fuqi të Egnatias dhe Dinamo City, që do të luhet në orën 19:00, pritet të sjellë emocione dhe spektakël në stadiumin “Arena Kombëtare”. Dy skuadra që kanë spikatur në sezonin aktual dhe në atë të kaluar do të zbresin në fushë me objektivin për të fituar trofeun dhe për ta përmbyllur vitin futbollistik me sukses.
Superkupa nuk është thjesht një ndeshje finale, por një përballje prestigji dhe krenarie për të dy klubet. Egnatia e ka fituar vetëm një herë këtë trofe, në vitin 2024, pasi mundi në finale skuadrën e Kukësit me shifrat 2-0.
Ndërkohë edhe Dinamo, pavarësisht se një ndër skuadrat më të titulluara në vend, e ka fituar vetëm dy herë tofeun e Superkupës së Shqipërisë, në vitin 1989 dhe 2008. Në trofeun e parë mundi Tiranën me shifrat 2-0, ndërsa në trofeun e dytë të fituar, mundi Vllazninë e Shkodrës po me të njëjtin rezultat 2-0.
Top Channel