Është Andy Carroll, ish lojtari i kombëtares angleze i arrestuar në Londër në prill, rrezikon 5 vjet burg
Në vitin 2026, Roma është e destinuar të ndryshojë totalisht repartin e avancuar dhe Gasperini që në ndeshjen me Bolognan duket se do të ketë zgjidhje më shumë në krahasim me momentin aktual. Klubi verdhekuq ka dhënë miratimin për një blerje të dyfishtë në merkaton e janarit, Raspadorin dhe Zirkzee. Nëse kthimi në Serie A i italianit nga Atletico Madrid është çështje momentesh, ai i Zirkzee është më i komplikuar, por jo i pamundur për t’u realizuar
Tema Raspadori; sulmuesi i kombëtares italiane do të vijë që në orët e para të hapjes së merkatos dimerore të transferimeve edhe pse ai mund të vijë në Trigoria përpara mbylljes së vitit 2025 për t’u vënë në dispozicion të Gasperinit. Drejtori Sportiv Massara i bëri një ofertë tjetër të rëndësishmë Atletico Madrid, që mesa duket është pritur pozitivisht; 2 milione euro për huazimin deri në fund të sezonit dhe 17 milionë euro për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit. Gasperini iu kërkoi drejtuesve të këmbëngulnin me Los Colchoneros duke nënvizuar që kjo çështje duhej mbyllur përpara rikthimit në fushë të skuadrave në La Liga në 4 janar dhe për të mposhtur konkurrencën për Raspadorin
Tema Zirkzee; Manchester United për momentin nuk ka marrë asnjë ofertë tjetër përveç asaj të Romës dhe diskutimi është për çmimin e operacionit më shumë për vullnetin e palëve të përfshira në këtë histori. Oferta e Romës për të sjellë në Olimpico Zirkzee, është 5 milionë euro për huazimin dhe 30 milionë për blerjen e detyruar, përveç 3 milionë eurove komision. Në total janë 38 milionë euro për një futbollist që në Premier League nuk ka lënë gjurmë dhe që nuk ka raporte të mira as me trajnerin Amorim. Nëse Raspadori pritet të bashkohet me verdhekuqtë që për ndeshjen e parë të 2026 ndaj Atalantës, për holandezin Roma mund të presë deri në mesin e muajit janar.
Ndërkaq, Massara ka edhe një detyrë tjeter, shitjen e lojtarëve gjithnjë në repartin e sulmit. Me ardhjen e Raspadorit dhe Zirkzee, te Roma janë 3 futbollistë që janë me valixhe në duar; Ferguson, Dovbyk e Baldanzi. Irlandezi mund të kthehet te Brighton dhe edhe për ukrainasit ka interes nga klube të Premier League, ndërsa Baldanzi është vënë në shënjestrën e Veronës.
Top Channel