Ylli i kombëtares së SHBA-së dhe i AC Milanit, Christian Pulisic, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me aktoren e njohur hollivudiane Sydney Sweeney, pas disa spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Sipas një postimi të shpërndarë nga një llogari në Instagram, mes futbollistit 27-vjeçar dhe aktores 28-vjeçare mund të ketë lindur një romancë. Edhe pse raportimi duket i pabesueshëm, lajmi ka gjetur jehonë edhe në mediat italiane, përfshirë “Gazzetta dello Sport”, në një kohë kur Pulisic aktivizohet me AC Milanin në Serie A.

Sydney Sweeney, e njohur për rolet e saj në serialet “Euphoria” dhe “The White Lotus”, ishte në një lidhje me producentin Jonathan Davino që nga viti 2018. Çifti u fejua pas katër vitesh, por më herët këtë vit ata i dhanë fund lidhjes dhe fejesës.

Nga ana tjetër, Pulisic është lidhur prej verës së vitit 2024 me golfisten Alexa Melton. Dyshja janë shfaqur herë pas here në postimet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se vazhdojnë të jenë bashkë.

Më herët, mediat britanike raportuan se Sydney Sweeney ka marrë një numër të madh mesazhesh private nga futbollistë të njohur të Premier League, përfshirë lojtarë nga Manchester United, Liverpool dhe Arsenal, por aktorja i ka refuzuar të gjitha afrimet.

Aktualisht, Sweeney thuhet se po shijon jetën si beqare në SHBA, ndërsa karriera e saj është në kulmin e suksesit. Ajo ka luajtur së fundmi në filmin “Christy”, ndërsa “The Housemaid” pritet të dalë në fund të dhjetorit. Sezoni i tretë i shumëpritur i “Euphoria” pritet të publikohet në prill, ndërsa vitin e ardhshëm ajo do të shfaqet edhe në “The Devil Wears Prada 2”.

Deri tani, as Pulisic dhe as Sweeney nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre spekulimeve, duke lënë gjithçka në kuadrin e thashethemeve të rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB